Pizhama të Gjata “Vintage Garden” - Blu e Errët
Zbuloni një ndjesi luksi dhe rehatie me pizhame LALUNA
Zbulo rehatinë dhe elegancën me pizhame “Vintage Garden”, një set i krijuar për femrat që duan butësi, stil dhe një prekje romantike në çdo mbrëmje. Të punuara nga viskozë cilësore, këto pizhame ofrojnë ndjesi të lehtë, të ftohtë dhe të këndshme mbi lëkurë – perfekte për gjumë dhe relaks.
Dizajni unik me shtëpi të vjetra, lule dhe pemë sjell atmosferë të ngrohtë dhe tradicionale.
- Material viskozë premium – shumë e butë, e ajrosshme dhe me rënie perfekte në trup
- Dizajn vintage me detaje artistike – shtëpi të vjetra, lule dhe pemë
- Ngjyrë kalter e errët elegante – ideale për një pamje të ëmbël dhe të qetë
- Rehati maksimale – perfekte për gjumë, relaks, pushim në shtëpi
- Nuk nxehet dhe qëndron e freskët gjatë gjithë natës
- Model që i shkon çdo trupi
Permbajtja: 100% Viskoze. Modelja në foto është 1.72M e gjate dhe ka veshur S.
Porosia në Kosovë arrin brenda 1 deri në 3 ditë pune.
Ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni 3-5 ditë pune.
Çmimi i transportit është 2 euro për Kosovë dhe 4 euro për Shqipëri dhe Maqedoni. Për porositë mbi 100 euro, transporti është falas.












































